Si funksionon sistemi me kredite (fido)?
Per te filluar shitjen e biletave te autobusit me cilendo prej linjave dhe operatoreve qe gjenden ne sistem, pervec hapjes se llogarise ne sistem, ju duhet te depozitoni fonde ne llogarite bankare te kompanise tone. Nr e llogarise do ti gjeni ne email qe ju ka ardhur nga sistemi pas aprovimit te llogarise. Nese nuk mund ta gjeni ate email apo nuk jeni te sigurte per nr e llogarise, na kontaktoni dhe ne do tja u ridergojme. Pasi verifikohet kalimi i fondeve ne llogarine tone, ato fonde do te pasqyrohen menjehere ne llogarine tuaj ne sistem dhe ju mund te filloni shitjen e biletave te autobusit. Gjate procesit te shitjes se biletave te autobusit, juve ju zbresin nga llogaria juaj vetem vlera net e biletes se autobusit; dmth pa komisionin tuaj - dhe komisioni qe ju keni fituar per bileten e shitur, ju mbetet ne llogari. Psh: nese ju keni 100 euro ne llogari dhe shisni nje bilete autobusi qe kushton 50euro, dhe ju keni komision 5 euro nga kjo bilete, juve do te ngeleni ne llogari me 55Euro, pasi zbritet vetem cmimi net i biletes.




Powered by LiveZilla Live Chat